“Taksimi i profesioneve të lira, ekstremisht i lartë”, Meta: PL do të angazhohet në një reformë të plotë fiskale

“Taksimi i profesioneve të lira, ekstremisht i lartë”,

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se taksimi i profesioneve të lira është ekstremisht i lartë dhe është një taksim i padrejte.

Ne një tryezë të zhvilluar me profesionistët e lirë, meta u shpreh se “Shqipëria ka barrën me të lartë për biznesin përfshi dhe për profesionet e lira”

Meta u shpreh se sistemi aktual i taksave vazhdon të jetë kompleks dhe i fragmentuar, me shumë përjashtime dhe trajtime preferenciale, dhe penalizuar profesionet e lira.

Ai po ashtu theksoi se Partia e Lirisë do të angazhohet në një reformë të plotë fiskal, që sipas tij do të ketë këto garanci:

“Sistem fiskal që nuk lejon shtrembërime dhe krijon hapësirë për shmangie dhe evazion.

Uljen e barrës fiskale për biznesin dhe duke ofruar një taksim gjithëpërfshirës dhe të drejtë sipas aftësisë së secilit për të paguar, sipas parimit ai që fiton më shumë, paguan më shumë.

Një sistem fiskal të qëndrueshëm  dhe me një numër sa më të vogël të taksave.

Rivendosjen e taksimit të sheshtë, me norme tatimore 10% duke ulur barrën fiskale, me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe të përmirësimit të administrimit fiskal”.

EMISIONET