Takimet me emigrantët shqiptarë në Evropë, Rama zbulon destinacionin e radhës: më 26 Maj në Milano!

Takimet me emigrantët shqiptarë në Evropë, Rama zbulon

Kryeministri Edi Rama vijon turet e takimit me diasaporën në qytetet kryesore të Evropës, në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë zbuloi se destinacioni i radhës do të jetë në qytetin italian të Milanos. Takimi do të zhvillohet më 26 Maj në orën 11:00 me shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj.

“26 MAJ, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano???????????????? #KrenarpërShqipërinë#VetëmPërpara???????? #SHQIPËRIA2030????????”, shkruan Rama.

Ndërkohë me datën 12 Maj, kreu i PS zhvilloi një takim në Athinë me emigrantët shqiptarë në Greqi.

EMISIONET