Tafani: Tri partitë e mëdha gjithmonë kanë vjedhur vota nga partitë e vogla në zgjedhje
Në “Drejt” nga Luan Rama, Endri Tafani, analist solli një rast nga viti 2017 për të treguar se partitë e mëdha vidhin vota nga partitë e vogla.
Tafani: Sa i përket manipulimit të votave, meqë kam pasur rastin të ndjek një çështje, LIBRA atëherë i bëri KQZ-së numërim për disa kuti. KQZ prani vetëm 50 kuti dhe në to dolën se LSI-ja kishte më shumë 78 vota se ishin në realitet dhe PD-ja kishte 68 vota më shumë në realitet, dhe PS-ja vetëm 34 vota.
Pra, më shumë na kanë vjedhur edhe ata të opozitës. Ky është numërim zyrtar dhe tregon se ata të PD-së dhe LSI-së kishin bërë kërdinë më shumë sesa vetë PS-ja. Të dyja palët janë përgjegjëse për këto vjedhje.
