Tabaku: Projektligji për lojërat e fatit, i pamundur kontrolli i pastrimit të parave

Tabaku: Projektligji për lojërat e fatit, i pamundur kontrolli i

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot se qeveria pranoi dështimin me lojërat e fatit.

Duke folur për  projektligjin për rikthimin e lojërave të fatit, Tabaku tha se, me këtë projektligj qeveria pranoi dështimin e kontrollit të territorit dhe menaxhimin nga grupet kriminale të këtij sektori që fatkeqësisht ka dalë jashtë kontrollit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shtoi se qeveria e ka të pamundur që të kontrollojë pastrimin e parave dhe uljen e burimeve informale të parave në këtë sektor.

Sipas saj, ligji prezanton po të njëjtën mënyrë të menaxhimit por nga ana tjetër e përqendron atë në pak duar.

“E ka të pamundur që të kontrollojë pastrimin e parave dhe uljen e burimeve informale të parave në këtë sektor.

Që nga dhënia e licencave të kompanive deri tek kriteret e tjera, tek mënyra e përzgjedhjes, kanë treguar që në sektorë të tjerë kanë dështuar dhe këtë tendencë do ketë dhe këtu”, u shpreh Tabaku.

“Çdo iniciativë e tillë duhet të kishte një diskutim më të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës.

Prezantimi i këtij ligji është thjesht një shembull tjetër i kapjes së shtetit, thjesht një ligj tjetër i porositur”, përfundoi Tabaku.

EMISIONET