“TË PËRDORUR dhe JO të rinj” Xhixho: Rama dhe Manastirliu mashtrojnë me librat falas

“TË PËRDORUR dhe JO të rinj” Xhixho: Rama dhe

Boll me mashtrimin e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut çdo fillim viti shkollor për libra falas për nxënësit.” Kështu shkruan nënpresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në Facebook.

Xhixho: E vërteta është që librat janë TË PËRDORUR dhe JO të rinj. Mijëra nxënës në gjithë Shqipërinë do ta nisin vitin e ri shkollor me tekste të vjetra. Përtej propagandës false për tekste falas, asgjë nuk ka ndryshuar.

Librat falas janë të papërdorshëm, çka i detyron prindërit të blejnë tekste të reja nga e para. Pajisja me tekste të reja falas e 238 000 nxënësve është një gënjeshtër e madhe. Tekste të reja falas kanë vetëm klasat I-III, edhe ato me mungesa, ndërkohë nga klasa e IV-IX janë të përdorur dhe jashtë funksioni që e bëjnë të pamundur që fëmijët të punojnë me to.

Partia e Lirisë ka kërkuar prej kohësh pajisjen me tekste falas të rinj për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar deri në klasën IX, por një qeveri që nuk e ka pasur kurrë prioritet arsimin, zgjedh të mashtrojë sepse paratë i duhen për skemat korruptive si inceneratorët.

EMISIONET