Sula: Rama e ka thirrur Dumanin, nuk i ka shkuar, e uli në Presidencë kastile pranë Veliajt në 28 nëntor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2025, 22:13
Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti demokrat Dashnor Sula tha se Rama e ka thirrur disa herë Dumanin, por ai nuk ka shkuar teksa shtoi se presidenti e uli pranë Veliajt.
Sula: Kalo përpara Dumanit! Mos harrojmë se Altin Dumani Rama ka tentuar disa herë ta thërrasë, por ai ka refuzuar duke thënë me prezencë të ndërkombëtarëve. Nuk ka shkuar në takim. E dinë çfarë kanë bërë në festat 28-29 nëntor? E kanë vënë në një tavolinë presidenti Begaj. Është tronditur kur e ka parë dhe ka shkuar në një vend tjetër.
