Sula: Berisha e di si do bëhen protestat, marrëveshja me Italinë për emigrantët të certifikohet nga gjykata Kushtetuese

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend ku Berisha paralajmëroi protesta nga ana e opozitës.

Sula u shpreh se Berisha me bashkëpunëtorët e tij e di se si do bëhen protestat, ndërsa për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë ajo do shkojë në gjykatë kushtetuese.

‘’Për të qenë i sinqertë, unë nuk mund të jap shpjegime sepse atë e di zoti Berisha me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë se si do bëhën këto protesta dhe se si do bëhet organizimi i mosbindjes civile.

Sot ne ishim në mbledhje të grupit parlamentar prej dy orësh ku biseduam debatuam dhe mediat e kanë dhënë që ne i kemi nisur kërkesën gjykatës Kushtetuese për sa i përket marrëveshjes Rama-Meloni.

Është gjëja më e mirë që ta certifikojë ose jo gjykata Kushtetuese për një arsye shumë të thjeshtë që është anashkaluar totalisht institucioni i presidencës’’, tha ndër të tjera Sula.

 

EMISIONET