“STERILIZIMI” ME THEMEL/ Beqaj akuzohet për vjedhje, duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal: Akuza e re nuk më është komunikuar kurrë
Ka nisur në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”, ku para togave të zeza ka dalë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Kjo është seanca e parë e gjykimit në themel të kësaj çështjeje ku ish-ministri Beqaj do të gjykohet me gjykim të zakonshëm për akuzën e vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Beqaj gjykohet nga gjyqtarët e posaçëm, Rudina Palloj, Irena Gjoka dhe Erjon Çela.
Gjatë fjalës së tij, Beqaj deklaroi se akuza e re ndaj tij nuk i është komunikuar asnjëherë.
Pjesë nga deklaratat e Ilir Beqajt në sallën e gjyqit
“Për mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme, nuk e kam me ju personalisht.
Akuza e re ndaj meje nuk më është komunikuar kurrë.
Kjo është një situatë paligjshmërie, pasi nuk kam asnjë njoftim akuze nga prokuroria për vjedhje. Jam njoftuar vetëm për shpërdorim detyre”.


