Spiropali me ambasadoren e Japonisë: Intensifikim i marrëdhënieve mes 2 vendeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2024, 19:30
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti në një takim ambasadoren e re të Japonisë në Tiranë, Kato Kikuko.
Spiropali i uroi ambasadores Kikuko suksese në misionin e saj në Shqipëri.
Spiropali tha se “biseduam për identifikimin e zhvillimin e hapësirave të reja bashkëpunuese në fusha me interes të ndërsjelltë, shkëmbimet parlamentare e intensifikimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona”.
Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Japonisë kanë mbi 100 vjet histori.