Spiropali mbeti "duarbosh", pse? Koka: Ka folur kundër asaj që kërkon Rama

Spiropali mbeti "duarbosh", pse? Koka: Ka folur kundër asaj

Gazetari Bledian Koka në një dalje televizive ka folur për ndryshimet e fundit në qeveri dhe konkretisht për Elisa Spiropalin, e cila mbeti pa asnjë post.

Koka tha se referuar burimeve brenda partisë, Spiropali ka mbetur pa asnjë post si pasojë e frustrimit të Ramës ndaj deklarateve të bëra nga ajo.

Gazetari u shpreh se në raportet ndërkombëtare, Spiropali ka folur kundër asaj që kërkon Rama të thuhet.

“Burimet brenda partisë thonë se goditja e zonjës Spiropali, largimi i saj nga qeveria është frustracioni dhe informacioni që vetë zoti Rama ka që është anglishtfolëse dhe që në anglishtfolje e sipër ka folur kundër asaj që zoti Rama kërkon që vartësit dhe vasalët e tij të bëjnë në raportet ndërkombëtare”, tha Koka.

EMISIONET