Spiropali i përgjigjet Bardhit: Seanca u shty për mungesa të deputetëve, jo për udhëtimin tim
Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili u shpreh se seanca plenare duhet të mbahej më 12 qershor dhe jo të shtyhej. Spiropali theksoi se seanca plenare nuk u shty për shkak të pjesëmarrjes së saj në Samitin në Ukrainë.
Sipas saj seanca u shty pasi kishte shumë mungesa nga deputetët të cilët kishin aktivitete të tjera. Ajo shtoi se prezenca e saj është e zëvëndësushme pasi seanca mund të drejtohej nga nënkryetarët Çuçi ose Gjekmarkaj.
"Nuk u shty seanca për pjesmarrjen time në Samitin tim në Ukrainë. U shty se shumë deputete të tjerë kishin mungesa në aktivitete të tjera. Ishte lehtësisht e zëvëndësueshme prezenca ime me zotin Çuçi ose Gjekmarkaj por kryetari i Kuvendit ka për detyrë që të kujdeset për mbarëvajtjen e seancave dhe të plotësojë kushtet që të gjithë deputetët të jenë në Kuvend," tha ajo.

