EMRAT/ Tenderat në AKSH, SPAK urdhër-arrest për Mirlinda Karçanajn, Ermal Beqirin dhe ...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka ndërmarrë një aksion në zonën e ‘Kodrës së Diellit’ mëngjesin e sotëm (operacion i cili është ende në vijim) lidhur me abuzimet me tenderat e AKSHI-t.
Prokuroria e Posaçme SPAK ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Kërçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj.
Konkretisht për drejtoreshën e AKSHI-, Mirlinda Kërçanaj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat “arrest me burg”.
Drejtoresha e AKSHI-t në hetim per 12 tendera
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.
SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme.
Nga hetimet rezulton se kriteret e tenderave janë paracaktuar nga kompanitë që garonin dhe në këtë mënyrë, ata arrinin të fitonin edhe milionat.
AKSHI është një institucion i vënë në qendër të akuzave dhe madje një prej ish-zyrtarëve të saj, Daniel Shima, u zhduk në mënyrë të dyshimtë për 10 orë me radhë ku mendohet të jetë mbajtur peng nga një grup kriminal në Elbasan.
Klienti kryesor i AKSHI-t është biznesmeni Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, i cili njihet si “gllabëruesi” i parave publike përmes tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).


