“SPAK-u nuk është drejtësia”, Zhllima: Politika e hetuar nga SPAK-u s’mund të marrë një vendim për të përmirësuar gabimet e reformës

Pak ditë më parë në SPAK Altin Dumani do të dorëzonte detyrën e drejtimit të Prokurorisë së Posaçme te Klodian Braho, duke mbyllur një tre vjeçar të vrullshëm.

Dhe teksa fundviti solli jo pak tronditje për politikën, natyrshëm lind pyetja nëse do të vijojë i njëjti ritëm si në goditjen e krimit të organizuar, por dhe për korrupsionin?!

Për këtë çështje i ftuar në një intervistë për “Ora News”, avokati Gylsen Zhllima u shpreh se në vitin 2026 duhet që dhe qytetarët të bëjnë presionin e duhur për mënyrën e keqqeverisjes dhe drejtimit të tyre.

“Duhet të bëjmë një dallim mes drejtësisë dhe SPAK-ut, pasi SPAK-u nuk është drejtësia, por ajo është një gjykatë e pavarur që i nënshtrohet ligjeve dhe Kushtetutës së Shqipërisë, të cilat duhet të jenë në harmoninë e duhur për të dhënë provat konkrete për rastet apo personat të cilët kanë influencë p[politike apo shoqërore në vendin tonë.

Sepse është keqpërdorur shumë sikur SPAK-u është drejtësia, pasi duke i vënë prangat dikujt nuk do të thotë se ai apo ajo është e fajshme, por është tregues që janë persona të dënueshëm.

Dhe në fund i mbetet Gjykatës të vendosë për fajësi ose, dhe të mos jetë e varur nga vetë SPAK-u, raste të treguara më parë, ku kemi parë gjykatës të marrin vendime duke qenë të hetuar nga SPAK-u.

Gjë që tregon se ajo gjykatë nuk është e paanshme që të marrë një vendim kundër institucionit që heton.

Kurse, politika që është e hetuar nga SPAK-u nuk mund të marrë një vendim ashtu siç duhet me argumentin për të përmirësuar gabimet e reformës në drejtësi”, u shpreh ndër të tjera avokati Gylsen Zhllima.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AVOKATIN GYLSEN ZHLLIMA

EMISIONET