''SPAK të lihet të bëjë punën e vet'', Gonzato: Për Reformën Zgjedhore, palët politike të arrijnë në një dakordësi
Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato bëri thirrje që SPAK të lihet të bëjë punën e vet.
Gonzato tha se BE nuk ka mbajtur asnjëherë një standard të dyfishtë lidhur me qëndrimin e saj sa i takon mbështetjes së drejtësisë së re.
''Nuk ka standard të dyfishta.
Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm.
Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet", tha Gonzato ne konferencë për median.
Përsa i përket paraqitjes së kryetarit të Erion Veliajt në SPAK, Gonzato u shpreh se komenton ngjarjet që po hetohen nga SPAK-u.
Gonzato: Ne nuk komentojne ngjarjet qe po hetohen nga SPAK pervec rasteve ku shprehim mbeshtetjen.
Ligji dhe lufta kunder korrupsionit jane zemra e te drejtave fundamentale.
Eshte e drejta e drejtesise shqiptare qe te luftoje korrupsionin.
SPAK po ben punen e saj dhe ne nuk nderhyjme.
Jam ketu per te mbeshtetur Shqiperine.
Suporti jone ndaj drejtesise qendron i forte. Per mua mesazhi eshte i qarte.
Ne i japim prioritet reformes se drejtesise.
Sa i perket reformes zgjedhore palet politike sigurisht qe duhet te arrijne ne nje dakordesi.
Nuk eshte ne pozicionin tim qe te them nese duhet te votoje apo jo diaspora kjo i mbetet parlamentit.
Sinjalet qe marr nga Brukseli jane te qarta.
Integrimi i Ballkanit Perendimor eshte nje proces qe mundesia i jepet te gjitheve por per tu integruar eshte nje proces ku duhet vemendje dhe pune.
Shqiperia e ka kuptuar seriozitetin dhe elementer qe duhen per tu integruar dhe mendoj se tashme duhet qe te hidhet hapi tjeter.

