Incineratori i Elbasanit/ SPAK akuzon Lefter Kokën se ka njohje me një administrator shoqërie
SPAK ka akuzuar sot ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka se ka njohje me një administrator shoqërie pasi e ka punësuar në hekurudhë.
Ai rezulton i punësuar në 1980 kur z. Koka ishte 16 vjeç.
Prokuroria e Posaçme kërkon 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Vetë Koka ka qenë sot në seancë, teksa avokati i tij ka deklaruar pafajësinë e ish-ministrit.
Sipas avokatit Koka ka qenë jashtë shtetit kur janë bërë negociatat duke theksuar se procesi është i stisur politikisht dhe ka porositës dhe ekzekutor.
Avokatët e Lefter Kokës :
1-Provat në 120.000 faqe dosje hetimore faktojnë pafajsinë absolute të Lefter Kokës për 3 akuzat. Proçesi është i stisur politikisht , ka porositës dhe ekzekutor.
2-Dy takimet që pretendohet se Lefter Koka ka marre pjesë në diskutime me Albtek faktotohet nga TIMS se ka qenë jashtë Shqipërisë.
3-Kosto e impiantit të Elbasanit është më ekonomikia e mundëshme. Landfilli kushton 3 fish më pak nga ai i Vlores, 2 fish më pak nga Saranda.
4-Lefter Koka nuk ka asnjë pasuri të shtuar pas 2013, faktuar nga hetimi dhe ILDKPKI. Ku janë paratë e korrupsionit?
5-Shoqëritë kanë kryer evazion fiskal me njëra tjetrën pa lidhje me Lefter Kokën dhe janë dënuar nga gjykatat e rretheve për këtë vepër. Hetimi u devijua.
6-Kjo çështje është e hetuar dhe gjykuar në gjykatën e Elbasanit. Eshtë anti kushtetuese të rigjykohet. Do ti drejtohemi Strasburgut.
7-Prona që kërkoni të sekuestroni është themeluar në vitin 1927 dhe është privatizuar në 2000. Kjo është dhunë në emër të ligjit.
8-Janë pyetur 81 persona , askush deri më sot nuk dëshmon ti ketë dhënë para korrupsioni Lefter Kokës.
9-Kemi dorëzuar 3966 faqe me materiale provuese dhe ekspertuese që çmontojnë akuzën. Ato as nuk u lexuan nga prokuroria. Cfarë drejtësie është kjo?
10-Asnjë nga shoqëritë nuk zotërohet dhe nuk ka lidhje me Lefter Kokën. Kjo është një anomali juridike.
11-Asnjë qindarkë e pa justifikuar nuk është gjetur në pasurinë e Lefter Kokës. Asnjë cent nuk është kapur si provë e korrupsionit.
- Prokuroria flet për dyshime, por dyshimet janë në favor të Lefter Kokës. Asnjë ligj i shkelur nuk citohet nga Prokuroria.
- Asnjë lek dëm nuk është shkaktuar nga veprimtaria ekzekutive e Minstrit të mjedisit.
- Akuzat pa prova forcojnë bindjen se Lefter Koka sulmohet politikisht.


