Sot seanca paraprake/ GJKKO do vendosë për kalimin ose jo të dosjes "Meta" për gjykim!

Sot seanca paraprake/ GJKKO do vendosë për kalimin ose jo të

Në GJKKO, sot do të mbahet edhe seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të tjerët. Pritet të shihet nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.

Seanca e kaluar, ku i pranishëm ishte vetë kreu i Partisë së Lirisë, u shty pasi kërkoi që të njihej me një pjesë të akteve me pretendimin se i ishte vënë në dispozicion vetëm kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se Meta do të jetë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore, ndërsa dy ditë më parë, sikurse Veliaj, edhe kreu i PL kërkoi që të mos qëndronte në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar si shkelje të të drejtave kushtetuese dhe të të drejtave të njeriut.

Madje, në kërkesën depozituar GJKKO-së, thuhej se nëse nuk do të merrej parasysh kjo kërkesë, nuk do të merrnin pjesë në seanca.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie.

Ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje.

EMISIONET