“Sot 79 vjeç!” Berisha feston ditëlindjen me një falenderim: Nis vjeshtën e bukur të jetës time!

Sali Berisha mbush sot 79 vjeç. Ai ka vendosur që këtë ditë ta nisë me një përshëndetje për familjarët e tij dhe të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në udhëtimin e jetës.
Berisha: Sot 79 vjeç! Miq, nis kështu një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetës time. Lavdi Zotit, ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj. Mirënjohje të pafundme, Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar aq shumë për mua, të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve që me miqësinë, bashkëpunimin, frymëzimin dhe ndihmën e tyre fort të çmuar kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim.
View this post on Instagram
