Sondazhi: 64% e të anketuarve kundër lirimit të Erion Veliajt

Një sondazh i realizuar nga CNA nxorri në pah perceptimin kryesisht negativ të qytetarëve lidhur me çështjen e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Sondazhi u krye nga data 31 janar e deri më 15 shkurt dhe nxorri të dhëna për pyetjen: “A duhet të lirohet nga burgu Erion Veliaj?”
64% e votuesve votuan kundër, 28% pro dhe 8% zgjodhën alternativën "Nuk e di".

Siç bie në sy lehtësisht nga të dhënat, shumica e votuesve mbështesin vijimin e masës së sigurisë së caktuar ndaj kryebashkiakut.
Kujtojmë se Erion Veliaj qëndron prej më shumë se një viti në qeli, pasi u arrestua më 10 shkurt të një viti më parë.
Në fakt, qëndrimi kundër ndryshimit të masës së sigurisë së Erion Veliajt, që mund të çojë në lirimin e tij, bazohet në disa faktorë:
1. Veliaj, me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale
1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Fusha” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
3. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Palushi” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
4. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
5. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
6. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
9. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
10. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;
11. “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;
12. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;
13. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
2. Korrupsioni brenda dhe jashtë familjes
Në hetimet e kryera nga SPAK, doli në skenë edhe përfshirja e bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa, e cila kishte shpenzuar shifra marramendëse për mallra luksi, rroba dhe bizhuteri. Hetimet çuan edhe në vila, apartamente e shuma të mëdha të përfituara nga Xoxa për shkak të detyrës së të shoqit të saj si kryebashkiak.
Nën akuzë u vunë edhe biznesmenët apo bashkëpunëtorët e çiftit: Elman Abule, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu, Mirton Lika, Linda Kazani, Erald Simixhiu, Ina Goxhaj, Frosina Bollo, Valmir Xoxa, Adela Kondakçiu, Flutur Xhani dhe Fatjon Baci.
3.Sulmet ndaj drejtësisë, SPAK-ut e prokurorëve dhe skemat e mashtrimit publik
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, që në ditët e para pas arrestit nisi sulmet mediatike ndaj prokurorëve të SPAK-ut, gjyqtarëve të GJKKO-së dhe drejtësisë, në një mënyrë të turpshme, bashkë me mediat e tij.
Sulmet kanë ardhur nëpërmjet intimidimit nga Veliaj në media të huaja, por edhe lobimit në SHBA.
Përgjatë një viti, janë një sërë shkrimesh, artikujsh të porositur, qëndrimesh e opinionesh, të cilat sponsorizohen, mbështeten, ku me pagesë e ku jo, me një qëllim të vetëm. Erion Veliaj kërkon konflikt me prokurorët, të heshtin apo të tërhiqen, me shpresën se në fund do t’i lehtësohet masa e sigurisë./CNA



