Softa: Qytetarët bojkotuan zgjedhjet për shkak të mungesës së alternativës politike
I ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, inxhinieri Erion Softa komentoi zgjedhjet e fundit lokale, duke theksuar se pjesëmarrja e ulët ishte rezultat i mungesës së një alternative politike.
"Mendoj që në rastin në fjalë qytetarët i bojkutuan zgjedhjet. Në rastin e Vlorës nuk funksionuan as strukturat shtetërore që e kanë detyrim vajtjen e tyre.
Qytetarët për mendimin tim u larguan nga zgjedhjet për shkak se nuk kanë një profil politik e para të përcaktuar.
PD nuk arriti të jepte asnjë figurë në një moment që dihet që në Vlorë është flagrante marrja e pushtetit nga kryeministri.
Mendoj që qytetarët nuk kanë qënë të interesuar, nuk kanë pasur një suprizë brenda dhe nuk kanë pasur alternativë, e cila po mungon çdo ditë e më tepër", u shpreh Softa.

