Slloveni/ Forumi Strategjik i Bledit, Rama: Politika e jashtme e harmonizuar me Europën, synimi ynë, BE!

Në Slloveni është zhvilluar edicioni i 20-të i Forumit Strategjik të Bledit. Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në diskutimin e mbajtur mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.

“Kur vjen fjala për ne dhe për mua që përfaqësoj vendin tim është paksa më ndryshe. Nëse kryeministri slloven do të thoshte çfarë mendon për Brukselin ka shumë për të humbur. Ne nuk kemi dhe duhet të jemi shumë të hapur dhe nga ana tjetër besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim.

Në Europë nuk jemi mësuar që të kemi një shtet sipërmarrës, pra ne kërkojmë më shumë para nga buxheti, më shumë shpenzime, më shumë borxh, pastaj më shumë para e shpenzime e kështu me radhë. Pra edhe ato duhet të bëhen bashkë me sipërmarrësit dhe të bëjnë para për ta, për interesin e tyre dhe institucionet nga ana e tjetër për interesin publik. Ata që janë brenda BE duhet të përpiqen të jenë më të lumtur sepse është një vend i mirë për të gjithë ata që janë aty. Por këta patologët duhet të specialozohen paksa, njëri duhet të jetë onkologu, njëri patologu e kështu me radhë për t’u kujdesur për të gjithë shqetësimet”, tha ai.

EMISIONET