Skepticizëm nga opozitarët/ Ruci: Ka mosbesim në ajër, por aktivitetet e PD-së po ndikojnë pozitivisht në dialog
Pedagogu Hektor Ruci ishte i ftuar në emisionin “Drejt”, ku foli për iniciativën e re për krijimin e një fronti të përbashkët opozitar.
Sipas tij, ideja për një bashkëpunim më të gjerë është pritur mirë nga pjesa më e madhe e opozitës, megjithëse procesi mbetet i vështirë dhe i mbushur me skepticizëm.
“Nuk është një ushtrim i lehtë. Ka shumë mosbesim në ajër. Ka frikë nga elektorati, nga partnerët, nga ata me të cilët do të bashkohesh dhe nga ata me të cilët nuk do të bashkohesh. Por një proces politik kërkon edhe pranimin e një mase të caktuar risku.”- tha pedagogu.
Ruci u ndal edhe te qëndrimi i partive më të vogla, të cilat sipas tij janë më të kujdesshme për shkak të përvojave të kaluara. Ai përdori një krahasim për të shpjeguar skepticizmin e tepruar.
“Në politikë mund të jesh i kujdesshëm, por nuk mund t’i frysh akullores. Çdo nismë kërkon kalkulim dhe pranimin e riskut. Pa këtë, nuk ka përparim.”-shtoi Ruci.
Ai foli edhe për rolin e Partisë Demokratike, duke thënë se deri tani ka pasur vullnet të mirë dhe mirëkuptim për nismën.
Sipas tij, prania e PD-së në aktivitetet e zhvilluara është një sinjal pozitiv për vijimin e dialogut dhe për mundësinë e ndërtimit të një bashkëpunimi më të gjerë opozitar.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT":


