“Skandal” Vasili: Strasburgu sërish vendim kundër Vettingut, vajmedet me këtë reformë

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shkruan në Facebook se Strasburgu ka dhënë sërish një vendim kundër Vettingut.
Vasili: SKANDAL! Strasburgu serish vendim kunder Vetingut! Integriteti i Vetingut i cili duhet te ishte perfekt dhe korrekt ne perfeksion, si nje investim mbi te gjitha moral per drejtesine e re, ka rene pertoke dhe eshte kthyer ne turpin e Reformes. Nje tjeter Vendim per padrejtesi ne procesin e Vetingut vjen piketisht sot ne 4 korrik nga Gjykata e Drejtave te njeriut ne Strasburg. Gjykata e Strasburgut ka denuar me Vendim me gjobe Shqipërinë për vendim të padrejtë të Vettingut kundrejt Admir Thanzës, ish gjyqtar kushtetues i shkarkuar nga procesi i Vettingut. Gjykata e Strasburgut ka vleresuar se eshte shkelur e drejta e një gjykimi të drejtë dhe shteti shqiptar duhet t’i paguajë paditësit vlerën prej 3500 euro.
Gjatë procesit të Vettingut ish-gjyqtari kushtetues kërkoi të njihej me informacionet e DSIK që e referonte me probleme të figurës, por këto dokumente u konsideruan sekrete dhe nuk ju treguan. VAJMEDET PER KETE REFORME. PRA VETINGU NUK GARANTON DOT AS MINIMUMIN, PRA NJE PROCES TE RREGULLT LIGJOR. Reforma ne Drejtesi eshte nje fiasko e madhe sepse: Ka garantuar pandeshkueshmerine e pushtetareve te rilindjes te zhytur ne korrupsion. Ka betonuar nepotizmin dhe pushtimin e drejtesise nga familjaret e pushtetareve rilindas. Ka rrenuar sistemin e drejtesise duke e asfiksuar dhe duke e kthyer ne nje makth per qytetaret. Ka minuar sigurine juridike, cilesine e vendimeve dhe aksesin ne drejtesi. KUSH BROHORET PER KETE REFORME ESHTE THJESHT NJE SHERBETOR RILINDAS I RRENIMIT TE SHTETIT LIGJOR NE SHQIPERI.

