Situata e rëndë në arsim, Hajdarmataj publikon shifrat: Arsimi, ulu 4!

Anëtarja e kryesisë së PD Mimoza Hajdarmataj ka reaguar me një shenim në facebook për situatën e rëndë që ndodhet arsimi në vendin tonë.
Postimi:
Ky cover i revistës më të madhe ekonomike në vend, “Monitor”, është shëmbëlltyra më e mirë e situatës me të cilën po përballet Shqipëria dhe sistemi arsimor në prag të vitit të ri shkollor.
Të dashur miq,
Një javë para nisjes së vitit të ri shkollor arsimi në Shqipëri lëngon më shumë se kurrë më parë.
Sipas të dhënave të vetë qeverisë, numri i nxënësve në bangat e shkollës ka ardhur gjithmonë e në ulje duke demostruar edhe një herë krizën e shpopullimit me të cilën po përballet vendi.
Numri i nxënësve që ndjekin arsimin nga klasa e parë deri në përfundim të shkollës së mesme ishte rreth 27 mijë nxënës më pak ose 9.3% më i ulët se sa shifra zyrtare që është referuar në fillimin e vitit akademik.
Të dhënat e Cens 2023 zbulojnë se numri individëve mbi 6 vjeç që ndjekin arsimin parauniversitar ishte 317,213 nxënës, teksa në të njëjtin vit shkollor (2023-2024) INSTAT, referuar Ministrisë së Arsimit, raportoi se arsimin parauniversitar +6 vjeç e ndiqnin 349,827 nxënës.
Po sipas INSTAT, në vitin shkollor 2023-2024, ndiqnin arsimin 9-vjeçar mbi 258 mijë nxënës, ndërsa sipas Cenc 2023 ky nivel arsimor ndiqej nga rreth 231 mijë nxënës.
Po sipas Cens, në momentin kur u krye anketa, vetëm 86 mijë persona ishin duke ndjekur arsimin e mesëm, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, në vitin akademik 2023-2024 ishin regjistruar në arsimin e mesëm 91 mijë nxënës, ose rreh 5 mijë më pak se të dhënat zyrtare të regjistrimit.
Të dhënat tregojnë se arsimi bazë ose përballet me braktisje të studimeve, ose Ministria e Arsimit ka raportuar të dhëna të fryra për numrin e fëmijëve të regjistruar.
Ndryshe nga herët e kaluara, INSTAT ende nuk ka publikuar popullsinë që banon në zonat rurale me të dhënat e Cens 2023, por realiteti tregon se në qindra shkolla në zonat rurale të vendit kanë më shumë mësues se nxënës.
Numri i nxënësve në shkolla ka pësuar rënie të shpejtë në dekadat e fundit si rrjedhojë e emigracionit të lartë dhe rënies së lindjeve, si shenja më e mirë e dështimit të politikave të kësaj qeverie.
Prej vitit 2014, nga Shqipëria janë larguar 66% e shqiptarëve.
Sipas Organizatës Botërore të Emigracionit, Shqipëria renditet në krye të vendeve të braktisura nga banorët e saj. Sipas kësaj organizate, 66% e shqiptarëve në këto tri dekada janë larguar nga Shqipëria, duke tejkaluar edhe vende në luftë si Siria, Afganistani etj.
Për shumë njerëz nuk është i kuptueshëm se pse kaq shumë njerëz largohen nga një vend i begatë, me një vijë të shkëlqyer bregdetare, klimë të mirë dhe me burime natyrore, duke rrezikuar edhe jetën!
Largimi masiv i shqiptarëve shpjegohet vetëm nga teoria e fituesit të Çmimit “Nobel” në ekonomi, George Akerlof, sipas të cilit sa më shumë njerëz largohen nga një vend, aq më pak tërheqës bëhet që të tjerët të qëndrojnë.
Korrupsioni masiv, kriminaliteti, mungesa e shpresës etj kanë bërë që migracioni është kthyer në aspiratë duke u shndërruar në një prej plagëve më të mëdha të Shqipërisë.
Prandaj, në vigjilje të vitit të ri shkollor, a duhet të urojmë fëmijët dhe mësuesit, të cilët thjesht përdoren për fushata politike, të qajmë hallin që na ka zënë apo të bëhemi bashkë për të rikthyer shpresën e për ta bërë Shqipërinë një vend siç e meriton, të begatë e me prosperitet?...




