Siguroi shumicë të cilësuar në 11 maj, PS nis me Kodin Penal ndryshimet e ligjeve me 84 vota! Manja prezanton draftin
Pasi siguroi shumicë të cilësuar deputetësh në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste nis me Kodin Penal ndryshimet e ligjeve me 84 vota në Kuvendin e ri që do të mblidhet në shtator.
Drafti i ri i Kodit Penal u prezantua nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili u shpreh se Kodi aktual nuk i përgjigjet sfidave të kohës dhe formave të reja të kriminalitetit!
Nga ana tjetër, edhe pse socialistët i kanë votat për ta miratuar të vetëm draftin, Manja i bëri thirrje opozitës që të marrë pjesë në konsultimin publik.
Në fjalën e tij, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka renditur arsyet pse një kod i ri penal është i nevojshëm, duke nënvizuar faktin që ndryshimet shoqërore kanë nxjerrë në pah forma të reja kriminaliteti që kërkojnë përgjigje të qarta.
Sipas ministrit, Kodi aktual nuk i përgjigjet me sfidave të kohës dhe paraqet probleme për zbatimin e tij nga gjykatat dhe organet e akuzave.
Drafti do të hidhet për konsultim publik, ndërsa ministri theksoi se ai nuk është përfundimtar.
“Kodi që kemi në fuqi në momentin e miratimit në ’95 mishte 285 nene, sot mbi 30 ndërhyrje më vonë, ka 327 nene dhe mbi 750 paragrafe, ose 40 nene dhe 200 paragrafe më shumë. Ndryshime që shpesh janë bërë pa koherencë sistemike. Kodi i ri do të ketë në baze Kushtetutën e 1998.
Zhvillimet kanë sjellë forma të reja kriminaliteti që kërkojnë përgjigje të qarta dhe adekuate penale, dhe reforma e re e drejtësisë ka riformuar sistemin duke bërë të nevojshëm rishikimin e normës materiale penale.
Kodi aktual nuk i përgjigjet me sfidave të kohës dhe paraqet probleme për zbatimin e tij nga gjykatësit dhe prokurorët.
\Një ftesë të veçantë dua t’i drejtoj opozitës së vendit tim, të kontribuojë me ekspertizë dhe pjesëmarrje aktive në tryezat e konsultimit publik. Në BE shkon Shqipëria jo vetëm qeveria apo një forcë e caktuar politike”, tha ai.


