“Si votuam sot, do votojnë shqiptarët nesër”/ Berisha pas 'garës': Kryeministri pa legjitimitet, shqiptarët do ndjekin shembullin e PD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2026, 22:05
Sipas Berishës, 39 441 votuesit e PD kanë zgjedhur PD më të fortë se kurrë në ekzistencën e saj. Madje, është i bindur se me të njëjtën ‘forcë’, shqiptarët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.
“Kanë zgjedhur PD më të fortë se kurrë në ekzistencën e saj. Siç votuam ne sot, do të votojnë shqiptarët nesër. Ky është betimi ynë! Edi Rama, dije mirë se për këtë ushtri 40 mijëshe, ti ke 0 legjitimitet! Ti, kudo që të shkosh, në hënë e prapa diellit, shkon një hajdut i shpërfytyruar”, tha Berisha.

