“Shyqyr që të kemi o kryeministër”/ Rama ia kthen taksistit që po ankohej për terminalin: Kush iu del përpara ju, çfarë flet o burrë…
Kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afër ndërtimet për Terminalin Verior të Transportit Publik.
Rama gjatë inspektimeve ka takuar edhe një taksist nga Puka. Ai i tha Ramës se duhet që të ketë një vend edhe për taksitë. Kreu i qeverisë iu drejtua, duke i thënë se patjetër që do ketë një vend për taksi. Kreu i qeverisë u shpreh me shaka se pukjanët kanë të drejtë dhe kur nuk kanë të drejtë.
Taksisti: Jam nga Puka e jam taksist. Kam respekt të veçantë për ty.
Rama: Sa shumë jeni ju pukjanët.
Taksisti: Shyqyr që jemi e shyqyr që të kemi. Duam vend për taksitë, tek terminali siç kemi qenë. Ku të jetë vendi.
Rama: Ta ndërtojmë Terminalin apo japim ide pa e ndërtuar. Nuk diskutohet që do ketë vend për taksitë kur të ndërtohet Terminali. As nuk diskutohet. Kush iu del përpara pukjanëve. Ju keni të drejtë dhe kur s’keni të drejtë. Ju kur s’keni të drejtë dhe jeni të rrezikshëm. Ça flet, nuk diskutohet.


