Shtyrja e seancës për çështjen "Partizani"/ Malltezi: Që sot ka filluar farsa nga shteti. Policia ka gënjyer...

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi foli për mediat pasi Gjykata e Posaçme vendosi shtyrjen e gjyqit për çështjen "Partizani".
Malltezi tha se sot ka filluar farsa, ndërsa shtoi se njoftimi për gjyqin, kreut të PD-së Sali Berishës, i cili mungoi në seancë, i është dërguar të premten. Ai tha se njoftimi duhet të vinte para 10 ditësh, por policia vendosi ta sillte vetëm para dy ditësh.
"Ne jemi të gatshëm të përballemi në çfarëdo lloj dite. Sot ka filluar farsa, ne do vazhdojmë. Njoftimi për zotin ka ardhur të premten, sipas kodit të procedurës duhet të vinte para 10 ditësh. Që nga kjo ne shohim se shteti po bën farsa, sepse shteti, policia e kishte njoftimin që para dy javësh, por solli ta sillte para dy ditësh. Policia ka gënjyer dhe e ka sjellë të premten.", tha Malltezi.
Malltezi vetë ishte i pranishëm në seancë bashkë me Xhimi Begejan. I pandehuri tjetër për çështjen, Fatmir Bektashi, mungoi për arsye shëndetësore dhe u përfaqësua nga avokati. E pranishme nuk ishte as Andia Pustina, e cila ka zgjedhur të përfaqësohet në proces përmes mbrojtësit të saj ligjor.

