Erion Veliaj mbetet në burg/ Shtyhet sërish seanca paraprake, ja ç'ndodhi në gjykatë

Erion Veliaj mbetet në burg/ Shtyhet sërish seanca paraprake, ja

Seanca paraprake për Erion Veliajn është shtyrë për 2 dhjetor.

Kjo pasi gjykata dha kohë në afatet maksimale që mbrojtja të njihet me aktet. 

Biznesmeni Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu kanë kërkuar pushimin e çështjes dhe jo gjykim të shkurtuar.

Avokatët e Erjon Veliaj i kërkuan kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për tu njohur me aktet.

Avokatët po ashtu kërkuan që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe ata t'ia cojnë aktet në burg.

Prokurori i SPAK replikoi: Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim.

SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e Veliajt dhe personave të tjerë, më 10 shtator.

Veliaj akuzohet se është përfshirë në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse.

Ajo akuzohet po ashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave. Ish-deputetja  akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi që të rikthejë në detyrën e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj duke rrëzuar shkarkimin e tij, si rrjedhojë solli edhe anulimin e zgjedhjeve të parakohshme për Tiranën.

EMISIONET