Shtyhet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme, avokati: Kanë vendosur kusht pagesën...

Shtyhet në Gjykatën e Posaçme procesi për ish kryeministrin Sali Berisha, një seancë e cila duhet të mbahej për informacionin dy mujor.

Seanca u caktua në datën 19 korrik.

SPAK tha informacion por sot avokatët e Berishës kanë kërkuar aktet, për të cilat gjykata thotë duhet t’i paguajnë.

Berisha i kërkon aktet për informacionet dy mujore pra për punën e SPAK pa pagesë.

“U çel seanca! Ne në dispozicion kishim informacionin dy mujor të hetimeve të SPAK, për të cilën jemi shprehur, pasi ne e kemi parë, Ky informacion mbështetet mbi një bazë dokumentare që ne nuk e disponojmë. Kolegu ka ardhur në Gjykatë dhe i kanë vendosur kusht që aktet të merren kundrejt pagesës. Ky nuk është problem dëshire për të mos paguar, por është problem standardit sepse sipas ligjit, shpenzimet gjyqësore në fund të gjykimit, kanë edhe praktikën e Beqajt që i kanë dhënë aktet. Ne i kemi të domosdoshme dhe nuk mund të na mohohen. Pse ka gabuar gjykata? Rruga e zvarritjes, bën atë që thotë SPAK, duan ta mbajnë këtë çështje," tha Gjokutaj.

EMISIONET