Shtyhet seanca ndaj Berishës në GJKKO, avokati Gjokutaj: Strasburgu po shqyrton me prioritet çështjen ndaj ish-kryeministrit

GJKKO vendosi sot të shtyjë për një datë tjetër seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, të akuzuar për dosjen e kompleksit “Partizani”.

Vendimi për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’ me të akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin dhe 3 të tjerë, do të mbahet pas dy javësh, konkretisht 16 dhjetor ora 11:00. 

Pas shtyrjes së seancës, për mediat foli avokati Genc Gjokutaj. 

Gjokutaj: Seanca është shtyrë për në datën 16 dhjetor.

Doja të bëja me dije se jemi njoftua se gjykata Strasburgut, ka kaluar në fazën e debatit çështjen e Berishës, e ka cilësuar çështje prioritare dhe i ka drejtuar pyetje shtetit shqiptar për veprimet gjyqësore.

Janë të gjitha ankimet që kemi bërë, masat, antikushtetuesmëria, mungesa e proporcionalitetit, ndërprerja e aktivitetet të tij si kreu i opozitës apo si deputet.

Strasburgu ka ecur me një shpejtësi.

Shkresa i ka ardhur shtetit shqiptar, më pas do merret një vendim.

 

EMISIONET