''Është ndryshuar tërësisht krahu i diskursit të PS'', Muka: Rama ka zgjedhur një qasje tjetër ndaj Berishës
Gazetari, Klevin Muka i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në ditët e fundit ka ndryshuar tërësisht krahu i diskursit të PS dhe se Rama ka zgjedhur një qasje tjetër edhe ndaj Berishës.
Muka: Besoj se në thelb është e përllogaritur.
Në kushtet e një shterpësie përmbajtësore pra nuk ka çfarë të ofrojë.
Dhe të gjithë alternativat që nisi për këtë fushatë elektorale për këto zgjedhje duke nisur që me pasaportën europiane kur kemi një realitet komplet tjetër që është shumë më lehtë i prekshëm sot edhe nga rrjetet sociale dhe me gjithçka tjetër kur nuk ke ujë ende 24 orë që nga premtimi i 2013 e shumë gjëra të tjera.
Pra po të futeshe në një diskutim përmbajtësor ose në premtime përmbajtësore është i humbur në diskurs publik.
Kështu që zgjodhi këtë mënyrë tjetër që është e 2-3 ditëve të fundit dhe me një qasje tjetër edhe ndaj Berishës.
Pra është ndryshuar tërësisht krahu i diskursit të PS në këto ditët e fundit.

