Shtator i nxehtë politik/ Korreshi: Do të vazhdojnë denoncimet, duhet zgjidhur vjedhja e zgjedhjeve

Përmes një interviste në Ora News, deputeti demokrat Saimir Korreshi tha se do të jetë një shtator shumë i nxehtë, qysh nga kodi Penal apo vjedhja e zgjedhjeve që do të jetë fjala nga opozita.
Saimir Korreshi: Do të bëjmë atë që bëjmë më mirë, denoncimin e aferave korruptive dhe vënien para përgjegjësisë së qeverisë. Mendoj se do të jetë një shtatore shumë i nxehtë, qysh nga kodi Penal apo vjedhja e zgjedhjeve që do të jetë fjala jonë nga opozita.
Nuk mund të që çdo 2-4 të jetë e njëjta situatë zgjedhore. Do të denoncojmë çdo aferë korruptive pavarësisht nga reagimet e SPAK-ut. Normalisht shumë presin se çfarë do të ofrojë PD-ja, edhe pse kemi ofruar më shumë se Rama duket se nuk kemi qenë zgjedhja e njerëzve, edhe pse mendoj se zgjedhjet janë vjedhur. Na duhet një kuadër lidhor për të zgjidhur vjedhjen e zgjedhjeve, duhen parë të gjitha strukturat qysh nga gjeneza.

