Rama: Shqipëria nuk është cep i largët, por motor zhvillimi me ekonomi, turizëm dhe transformim digjital në rritje

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë të organizuar nga Delphi Forum, theksoi progresin e Shqipërisë në ekonomi, turizëm, transformim digjital dhe industri ushtarake, duke e përshkruar vendin si një qendër zhvillimi dhe stabiliteti në rajon.
"Shqipëria nuk shihet si cepi i largët i hartës, por si një vend ku gjërat ndodhin, reformat nuk janë premtime, por praktika. Vendi ynë qëndron si shtyllë stabiliteti, ekonomi në rritje, kemi hapur kapitujt e negociatave me BE në kohë rekord. Kemi dyfishuar buxhetin. Po ashtu kemi edhe një sektor në rritje të turizmit, dhe një sektor i cili po rinovohet, po shtymë transformimin digjital në shpejtësi marramendëse, pagat po rriten, industria ushtarake po rilind dhe po fillon me disa hapa shumë të mirë. Asgjë nuk ndodh si aksident," tha Rama.

