Shqipëria "në krye" të OKB-së, Beqja: Rritet roli ynë ndërkombëtar, por duhet një gjuhë diplomatike më e zbutur

Debati dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasditen e djeshme ku, duke iu përgjigjur kritikave të delegacionit rus, ai theksoi se nëse rusët duan që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mos fliste, Rusia duhej të ndalonte luftën.

Politologu, Mentor Beqja në studion e Ora News ku foli për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, theksoi se përveç përfitimeve sa i përket diplomacisë shqiptare në arenën ndërkombëtare, sugjeroi se duhet një gjuhë më e zbutur në deklaratat dhe qëndrimet e zyrtarëve tanë.

"Shqipëria për herë të dytë në Këshillin e Sigurisë , reputacioni është në rritje. Në Këshillin e Sigurimit, gjuha diplomatike duhet të jetë më e kuruar", tha Beqja duke ju referuar përplasjeve të djeshme mes kryeministrit Rama dhe ambasadorit të Rusisë në OKB.

Lidhur me zhivillimet politike dhe diplomatike në Kosovë pas dështimit të tyrezës së 14 shtatorit në Bruksel, politologu thekson se kryeministri Albin Kurti me qëndrimet e tij kundër zyrtarëve të BE të angazhuar në procesin e dialogut me Serbinë, i ka mbyllur derën e Kosovës për BE-në.

EMISIONET