Shqipëri – Poloni, Nard Ndoka “bën gol” para ndeshjes: Shpresoj që në stadium të mos jetë “macja e zezë”, ku futet ai vetëm ters ka

Pak orë para ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Polonisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian të vitit 2024, politikani Nard Ndoka nuk humbi rastin për të ironizuar ters-ndjellësin Edi Rama, sicc e cilësoi ai tifozllëkn e kryeministrit shqiptar.

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Ndoka u shpreh se uronte që në “Air Albania” të mos jetë mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama, pasi ai është si mace e zezë, që ndjell vetëm humbje, jo vetëm për ekipin kombëtar, por edhe për ekipet e tjera që ai ka mbështetur publikisht.

“Shpresoj që tersi Edi Rama të mos jetë në stadium, sepse sa herë që ai përdor dhe keqpërdor ekipin kombëtar, apo Federatën ndodhin këto humbjet.

Sepse “macja e zezë” ka lidhje edhe me sportin. Ku futet ai vetëm ters ka, dihet kjo tashmë. Ka dhënë prova gjithandej, jo vetëm për ekipin kombëtar, por kanë pasur fatin e keq edhe ekipet e tjera që ky i ka mbështetur, apo ka veshur bluzën e atyre ekipeve para ndeshjeve dhe kanë pasur disfatë.

Kuptohet që kur del macja e zezë në rrugë ka probleme, dihet kjo...”, u shpreh politikani Nard Ndoka.

nard ndoka lili saraçi

EMISIONET