Shpërthimi në Lushnjë, Begaj bisedë telefonike me Ballën për ngjarjen: Ngushëllime familjeve!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla për t’u interesuar mbi ngjarjen që ndodhi në Lushnjë, ku humbën jetë babë e bir dhe u lënduan tetë persona të tjerë, përfshirë edhe deputetin e PS, Bujar Çela.
Begaj i ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimave dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurve. U dëmtua nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, deputeti socialist i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm z. Taulant Balla për t’u interesuar mbi ngjarjen fatkeqe, që ndodhi në Lushnjë, pasditën e sotme.
Presidenti i shpreh ngushëllimet familjes Hoxha për humbjen tragjike të dy familjarëve të tyre të dashur. Presidenti i Republikës I uron shërim të shpejtë të plagosurve dhe deputetit Bujar Çela.

