SHKRESA/ Fletë votimi të falsifikuara në lokalin e kryeplakut në Pekisht, Prokuroria e Elbasanit i përgjigjet PD: Po e hetojmë!

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin, pas skandalit me fletët e votimit në fshatin Pekisht në Peqin, ku PD denoncoi për krim zgjedhor që po kryhej në lokalin e kryeplakut të fshatit, Dervish Beqiri.
Në përgjigjen zyrtare drejtuar PD, Prokuroria e Elbasanit thotë se nga verifikimi i kryer nga zyra e regjistrit, rezulton të jetë regjistruar procedimi penal Nr. 522 datë 26.05.2025, për veprën penale të ‘Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve’, parashikuar nga neni 326 I Kodit Penal’.
Sipas organit të akuzës së Elbasanit, aktualisht procedimi ndodhet në fazë hetimi.

VIDEO - DENONCIMI I BERISHES

