Shehu: Në Shqipëri nuk mund të ketë normalitet kur burgoset politikisht lideri i opozitës

Në një takim me strukturat dhe simpatizantët e PD në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu është shprehur se në Shqipëri nuk mund të ketë normalitet kur varfëria, represioni janë ulur këmbëkryq.

Shehu ka theksuar se kreu i opozitës dhe PD, Sali Berisha është një i burgosur politik nga regjimi i kryesuar nga Edi Rama.

"Mirësevini në takim me strukturat dhe anëtarët e Partisë Demokratike të Gjirokastrës, Memaliaj, Tepelenës, Këlcyrës dhe Përmetit për të diskutuar së bashku në këtë mundësi që na jepet dhe me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm, Noka, Nënkryetarit Bylykbashi  dhe figurave të tjera të shquara të PD.

Ardhja e tyre është për të përcjellë mesazhet dhe pikëpamjet e PD.

Dua ta nis fjalën me një lajm të rëndë ku sipas INSTAT brenda vitit në Shqipëri janë 5 mijë më të ulëta, kjo vjen si pasojë e regjimit i cili ka si qëllim shpopullimin  e vendit, për të sunduar e një grusht njerëzisht dhe për ta mbushur me të tjerë të ardhur që mund të manipulohen dhe keqpërdoren me shumë lehtësi.

Jemi këtu sepse regjimi po shton represionin, shtypjen, trysnin dhe deformimin e demokracisë.

Në Shqipëri  nuk ka normalizim pasi shtypja dhe represioni po vjen dhe shtohet.

Në Gjirokastër varfëria ka marrë dimensione të frikshme, 40 % të banorëve janë larguar.

Nuk mund të ketë normalizim ky mediat kontrollohen, burgosesh për 20 mijë lekë të vjetra, nuk mund të ketë normalizim kur lideri i opozitës dhe kreu i PD, Sali Berisha është i burgosur politik."

EMISIONET