"Emigrantët"/ Shehu: Keqpërdorim i Kushtetueses nga Rama, po përdoret me regji për ta “shpëlarë” nga çdo akt 

"Emigrantët"/ Shehu: Keqpërdorim i Kushtetueses nga Rama, po

Si një skenar Rama-Gjykata Kushtetuese e ka quajture deputeti demokrat Tritan Shehu vendimin e sotëm të Kushtetueses për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.

Ai shton se kjo gjykatë tashmë po përdoret nga regjimi i Ramës, teksa thekson se ky vendim e “shpëlan” Ramën nga çdo akt anti-kushtetues.

Shehu: Nje keq perdorim i dirigjuar i asaj Gjykate nga rregjimi! Per mua vendimi i sotem i Gjykates Kushtetuese ndaj mareveshjes me Italine per refugjatet ishte krejt i pritshem, nen regjine e nje skenari te pregatitur.

Ishte i paracaktuar, por qe u fut nga a i skenar qellimshem ne nje “rruge” disa etapa. Pikerisht per te krijuar disa perceptime te ndryshme nga realiteti, iluzive:

1–Se pari u krijua pritshmeri e larte per miratimin e Mareveshjes ne Kuvend, qofte duke afruar daten e kalimit ne seancen plenare gjate dhjetorit.

2-Se dyti me buje Gjykata Kushtetuese vendos marjen ne shqyrtim te ankese ndaj saj e per pasoje bllokimin e shqyrtimit ne Kuvend ne dhjetor!,

Kjo thejsht per te krijuar perceptimin e nje drejtesie te pa varur, qe bllokon edhe mareveshjet e neneshkruara nga vete Rama.

Kete argument e perdori edhe Rama vete ne Shqiperi e Itali menjehere mbas atij “bllokimi”, duke ushqyer me kete aresyetim edhe mediat e opinionin shqiptar e italian.

3- Sot, sic ishte programuar e pritej, kjo Gjykate e konsideron kushtetuese ate, duke “shplare” keshtu Ramen nga cdo akt antikushtetues e dhene te “drejten e qytetarise” kesaj mareveshje.

Gje qe tashme perseri duhet ta besojne shqiptaret, italianet etj. Se kjo Gjykate e kishte “demostruar qe eshte e pa varur”! Nje keq perdorim i “sofistikuar” ky i drejtesise me te larte shqiptare nga rregjimi.

EMISIONET