Shehu: Ka ardhur koha të përballemi me regjimin masivisht, duhet sa më parë qeveri teknike

Përmes një interviste në Ora News, deputeti demokrat Tritan Shehu tha se beteja politike e opozitës do të jetë gjithëpërfshirës dhe në gjithë territorin.
Ai shtoi se Prandaj një rëndësi të veçantë ka lirimi i Berishës, sepse regjimi ka kryer një goditje të fortë ndaj opozitës duke e mbajtur Berishën nën arrest pa akuzë dhe politikisht.
Shehu: Beteja politika do të jetë gjithëpërfshirës dhe në gjithë territorin. Sigurisht që beteja politikë në kuvend ka vendin e tij, por ka ardhur koha që të kemi një përballje masive me regjimin. Ka ardhur momenti që ky regjim nuk mund të çojë vendin në zgjedhje, prandaj duhet qeveri teknike.
Prandaj një rëndësi të veçantë ka lirimi i Berishës, sepse regjimi ka kryer një goditje të fortë ndaj opozitës duke e mbajtur Berishën nën arrest pa akuzë dhe politikisht. Kjo do të thotë për demokracinë se nuk ka një të tillë dhe mund të ndodhë edhe me qytetarin e thjeshtë.

