Shehaj: Personat që i kanë dhënë koston më të madhe PS-së, janë ata pa kontribute në parti
Eksperte e ekonomisë, Brisida Shehaj e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se personat që i kanë dhënë koston më të madhe PS-së, janë disa persona që nuk kanë pasur kontribute në parti.
Shehaj: Unë jam dëshmitar që Rama e dinte kush ishte Erion Veliaj.
Rama e dinte mirë se çfarë mori.
E rriti vetë se i duhej ai.
Sic i duhen edhe disa individë të tjerë pa pikë kontributi që kanë bërë masakra.
Po të shohësh personat që i kanë dhënë koston më të madhe partisë Socialiste, janë disa emra që kanë marrë gjithçka aty dhe nuk i kanë dhënë asgjë partisë Socialiste, pra nuk kanë kontribuar.
Erion Veliaj ka marrë një mandat në 2015 që e kishte të sigurt.
Për shkak të koalicionit që ishte, ishte fitues.
Në 2019 nuk pati zgjedhje. Në 2023 u vodh, kriminelë, para, pa vulë pa asigjë, ky djali mori 100 mijë vota.

