Shehaj: Në Tepelenë procesi i votimit shfaqet i qetë, por pjesëmarrja mbetet e ulët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2025, 12:23
Ervina Shehaj, gazetare tha se në Tepelenë procesi i votimit deri më tani është i qetë ndërsa pjesëmarrja vazhdon të jetë e ulet krahasuar me zgjedhjet e tjera.
Shehaj: Kemi 21 qendra votimi në Tepelenë dhe kemi 12 mijë votues. Procesi ka qenë i qetë. Pjesëmarrja është e ulët deri më tani, krahasuar me zgjedhjet e fundit në 11 maj. Nga votimet e 14 majit në 2023 për Lokalet, PS-ja ka marrë mbi 4000 vota, ndërsa opozita kanë marrë në total 8500 vota.
