Bllokoi foltoren për mbi 3 orë/ Rama ironizon Shehajn: Fëmijët këta trima shohin në TikTok, s’kemi çfarë t'i bëjmë një deputeti që pengon të tjerët të flasin

Kyeministri Edi Rama ironizoi deputetin opozitar Agron Shehaj, i cili në seancën plenare të së enjtes bllokoi për 4 orë foltoren. Rama tha nga një takim me prindër e mësues teksa diskutoi masat e reja të qeverisë në shkolla, se se nuk kanë çfarë i bëjnë një deputeti që pengon me trup të tjerët të flasin. Ai shtoi se modele të tilla dhune i ndjekin edhe fëmijët.
"S’kemi ça i bëjmë deputeti që del te foltorja dhe i pengon me trup të tjerët të flasim. Por ku kjo dhe shumë të tjera si këto marrin rrugët e Facebook, TikTok e të tjera dhe kur u shfaqen fëmijëve tanë, se në TikTok nuk del plani i ri i veprimit. Në TikTok nga kjo ngjarje mund të dalë vetëm nëse unë bie nga shkallët atje.
Dhe kur fëmijët tanë, adoleshentë shikojnë një trim, apo një tufë me trima që nuk lënë të tjerët të falsin, atyre u pëlqejnë më shumë këta trima dhe duan t’i kopjojnë kur del mësuesi atje para ose kur një shok i klasës e ka seriozisht që do të japë mësimin apo provimin. Ky është efekti i gjithë kësaj, se TikTok në fund të fundit promovon çfarë gjen nëpër rrugët e politikës dhe mediave tona. Këtyre ne nuk kemi çfarë t’iu bëjmë, por ne mund të bëjmë shumë brenda për brenda hapësirës ku mësuesi prindi dhe fëmija janë bashkë", tha Rama.

