“SHBA u tërhoq, do e kishte marrë me vete nëse...”, Rama: Unë dhe PS, garantuesit e vetëm për mbijetesën e SPAK-ut
Kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se e vetmja garanci për SPAK është ai vetë dhe Partia Socialiste, pas paralajmërimeve të Sali Berishës për shuarjen e Prokurorinë e Posaçme.
Edi Rama: SPAK nuk është i Kushtetutës dhe Reformën në Drejtësi, tek kjo e fundit marr autorësinë së bashku me PS, besoj se jeni shumë më të qartë se ç’ishit, tani edhe Amerika është tërhequr nga kjo punë.
Nëse SPAK do e kishte sjellë Amerika, tani që Amerika është tërheq nga kjo punë, do ta kishte marrë me vete në Amerikë.
SPAK është këtu dhe ka vetëm 1 garanci.
Po u them. E vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen përpara të SPAK në kushtet e kësaj lufte të gjithanshme që i bëhet nga këneta politike me në krye bufin plak është PS dhe unë në krye të saj.
Kështu që rrotullojeni nga të doni Reformën në Drejtësi e kam bërë unë me PS.

