Sezon i ri me probleme të vjetra, Nesturi: PD-ja, në rrugë pa kthim, po e mbysin si Berisha dhe Basha
Për analistin Plator Nesturi pas ngjarjeve të fundit në radhët e grupimeve në Partinë Demokratike mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, tashmë duket se nuk ka asnjë gjasë që të ndodhë bashkimi i demokratëve.
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Nesturi theksoi se kemi një sezon të ri politik me probleme të vjetra.
“Nisur nga kjo nuk duket se ka elementë që janë përbashkues në këtë opozitë. Në një farë mënyrë duket se beteja për Kukësin mund ta vërë në gjallëri opozitën, nuk është kështu.
Palët janë rreshtuar në foltoret e selive në Tiranë dhe kaq rëndësi ka për ta, dhe shikoj që nuk ka ndodnjë element që synohet për t’i fituar këto zgjedhje, apo që t’i sjellë ndonjë gjë të re, jo vetëm këtyre zgjedhjeve, por nuk duket se ka ndonjë të re as në jetën parlamentare dhe as në aksionet politike.
Kemi të bëjmë me një pasivitet ndaj një elektorati që po shikon se çfarë po ndodh, por nuk është se ngjall ndonjë farë shprese tek ta.
Kuvendi i ri që organizoi Basha është pak hileqare, pasi la të mundur që mund të rikthehet Berisha. Partia Demokratike duket se është në grahmat e fundit.
Dhe duket se dy figurat kryesore, Basha dhe Berisha po e mbysin si parti dhe nuk duket se ka ndonjë grupim që po tenton për ta shpëtuar atë parti.
Dhe kjo është një rrugë pa kthim. Rruga e vetme për mua është krijimi i një partie të re demokratike, por atë parti askush nuk mund ta rimbledhë më”, u shpreh ndër të tjera në analizën e tij, Plator Nesturi.