Mori një tjetër mandat në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj mban fjalim

Erion Veliaj ka mbajtur pasditen e sotme fjalimin e fitores pas rezultatit të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.

Ai u ka premtuar qytetarëve më shumë përulësi dhe punë, ndërkohë që ka konfirmuar se Tiranën e presin shumë projekte të reja për një zhvillim Akoma më të madh.

"Falënderoj skuadrën e PS, mezi pres të fillojmë. Ju falënderoj me zemër e konsideruam votën e shenjtë, ditën e shenjtë, na dhanë një mesazh të pastër, një vendimmarrje për një Tiranë që në shumicën dërrmuese të saj do të ecë përpara, do të Tiranë të bëhet akoma edhe më evropiane, kjo fitore më uli në tokë si asnjë mesazh tjetër, ju premtoj përulësi modesti, mëngë të përveshura për ecur përpara, Tirana na tregoi shumë qartë që më shumë se sa gishtin kërkon një dorë të shtrënguar, të flasim drejt dhe ti shohim në sy.

Dua të falënderoj edhe ata që mendojnë ndryshe nga ne, u them të gjithë demokratëve që jam kryetari juaj, do ju shërbej me përulësi, duke siguruar që në rrugët tona, si ky shesh cilësia shërbimi ofrohet për të gjithë njësoj."- tha Erion Veliaj.

EMISIONET