SEANCA PLENARE/ Briseida Çakërri betohet si deputete e PS, në vend të Bruna Mersinit! PD kërkon shkarkimin e Peleshit

SEANCA PLENARE/ Briseida Çakërri betohet si deputete e PS, në

Ka nisur seanca e parë e Kuvendit për të shqyrtuar nismën e opozitës për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe ku do të prezantohen dy raportet e PS dhe PD. 

Me nisjen e seances Briseida Çakërri ka bërë betimin si deputetja e re e Partisë Socialiste në Kuvend.

Ajo zë vendin e lënë bosh nga Bruna Mersini, pasi kandidoi zyrtarisht për bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e parakohshme të pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor.

KU DO FOKUSOHEN DISKUTIMET?

SEANCA PLENARE/ Briseida Çakërri betohet si deputete e PS, në

Demokratët pretendojnë 5 shkelje të rënda të rregullores nga Peleshi dhe i kanë përqendruar argumentet e tyre në dy seancat e 16 dhe 18 shtatorit, ku u ndryshua rregullorja që e çoi numrin e komisioneve të përhershme parlamentare në 11, dhe mosrealizimi i debatit parlamentar për programin qeverisës 'Rama 4'. 

Më konkretisht, sipas PD, Peleshi ka thirrur mbledhjen e Kuvendit për ndryshimin e rregullores si dhe mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pa respektuar afatin e parashikuar, iu ka hequr të drejtën për të folur deputetëve dhe kreut të Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, si dhe nuk ka mundësuar prezantimin e programit qeverisës. Bardhi s'do të jetë as sot në seancë për shkak të përjashtimit. 

SEANCA PLENARE/ Briseida Çakërri betohet si deputete e PS, në

Por PS thotë se ishte opozita që e bëri të pamundur zhvillimin normal të seancave. Në raportin e tyre, socialistët argumentojnë se kryetari i Kuvendit nuk ka kryer asnjë shkelje që pretendon PD dhe se i ka zbatuar me përpikmëri të gjitha përgjegjësitë e tij kushtetuese dhe ligjore në drejtimin e seancave plenare.

Në fund socialistët i kërkojnë seancës plenare rrëzimin e kërkesës për shkarkimin e Peleshit. PS-së i mjaftojnë vetëm 71 vota për të mbajtur në detyrë kryeparlamentarin.

KONFERENCA E KRYETAREVE

SEANCA PLENARE/ Briseida Çakërri betohet si deputete e PS, në

90 minuta debat, kjo është koha e përcaktuar më dakordësi të palëve politike në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve. Kjo kohë do të vendoset në dispozicion të ligjvënësve pas çdo raportimi të institucioneve të pavarura në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga foltorja sot do të raportojnë veprimtarinë e tyre vjetore 2024 6 institucione të pavarura, si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Avokati i Popullit, Komisionieri për Mbikëqyrjen e shërbimit Civil, Instituti i Statistikave, AMA dhe RTSH.

EMISIONET