Samiti për Ukrainën, Presidenti Bajram Begaj: Tirana, kryeqyteti i bisedimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2024, 08:35
Samiti për Ukrainën është përshëndetur edhe nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, i cili shprehet se Tirana është sot kryeqyteti i bisedimeve.
"Tirana kryeqyteti i bisedimeve!
Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderë të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës. Urime dhe suksese!", shprehet në mesazhin e tij Presidenti Bajram Begaj.


