Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Kamberi: Siguria, ekonomia dhe emigracioni në fokus

I ftuar në studion e "Ora News", eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi ofroi një analizë të thelluar mbi rëndësinë dhe karakteristikat e Samitit të Komunitetit Politik Europian, duke shpjeguar sfidat dhe qëllimet kryesore të këtij formati të ri bashkëpunimi europian.

" Përgjithësisht samiti i komunitetit politik europian, i cili është samiti i gjashtë, që nga samiti i parë që është mbajtur në 6 tetor 2022 në Pragë.

Për nga mënyra sesi është organizuar nuk është se ngjan me samitet e tjera shumë të rëndësishme siç janë Samitet e Bashkimit Europian, Konferenca e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Europë të OSBE-së ose të Këshillit të Europës.

Vetë Komuniteti politik europian u krijua si një iniciativë e presidentit Macron gjatë një fjalimi që ai mbajti në 9 maj 2022 në atë që njihet si Konferenca për të ardhmen e Europës dhe kur pasi kishte ndodhur sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës 27 shkurt 2022.

Pra ishte një përputhje rrethanash dhe faktorësh, përfshirë dhe ngritjen e partive të djathtave pas zgjedhjeve Parlamentare të 2019.

Shtyllat mbi të cilat mbështeten diskutimet në të gjitha formuet apo samitet që zhvillon ky komunitet janë 3.

Janë siguria, ekonomia dhe emigracioni, lëvizja brenda hapsirës së të gjithë kontinentit europian ku brenda kësaj lëvizje ka migrim të rregullt të parregult etj.

Pra është një përpjekje që europa të duket më e gjërë se çfarë është dhe një europë që bën bashkë shtete mjaft të rëndësishme siç është Ukraina, Turqia dhe Anglia", u shpreh Kamberi.

EMISIONET