Salla e mbushur me gardistë, Gazment Bardhi shpërthen ndaj Nikollës: Ku është ajo mashtruesja?
Pak minuta para nisjes zyrtare, salla e kuvendit sot ka nisur me tensione të shumta me Gardës dhe deputetëve të opozitës.
Garda ka kontrolluar imtësisht deputetët e opozitës, teksa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkon që të lëvizë në sallë, punonjësit e Gardës nuk e lejojnë të lëvizë lirshëm.
Ndërkohë Gazment Bardhi ka shpërthyer ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke e quajtur mashtruese.
"Kush është ajo mashtruesja?" - tha Bardhi.
Më herët burimet nga Kuvendi thanë se nuk do të blindohej salla dhe se nuk do të kishte masa të shtuara, por nuk rezultoi kështu.

